​Xhaferi: Maqedonia e Veriut mbështet Kosovën për anëtarësim në NATO

Aktuale

​Xhaferi: Maqedonia e Veriut mbështet Kosovën për anëtarësim në NATO

Më: 4 mars 2022 Në ora: 07:08
Talat Xhaferi dhe Glauk Konjufca

(E plotësuar 11:16) - Konjufca: Me Serbinë duhet menduar skenarin më të keq

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, thotë se pavarësisht që NATO ka një marrëveshje me Serbinë, Kosova duhet të ketë kujdes dhe në raport me shtetin serb duhet menduar skenarin më të keq.

Konjufca vlerëson se raporti Kosovë-Serbi është më i keq sesa që kanë pasur Rusia dhe Ukraina.

Natyrisht që NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe është pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë. Unë nuk kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet përmes një sulmi nga Serbia. Por, ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë të mendojmë skenarin më të keq. Serbia as që na njeh, pra në kuptimin e relacionit shtetëror. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija sesa Ukraina me Rusinë”, tha ai.

Konjufca po ashtu theksoi se FSK duhet të rris nivelin e të drejtës për llojin e armatimit.

Forcat e FSK-së duhet ta rrisni nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit, Kosova duhet të ketë artileri të ushtrisë së vet, dhe natyrisht që në të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim NATO”, tha Konjufca.

***

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Xhaferi tha se Kosova e ka përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim edhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Ai shprehu mbështetje edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Ndërkaq, dënoi agresionin rus në Ukrainë.

Konjufca: Kosova e ka vendin nën ombrellën e NATO-s

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi sot se Kosova e ka vendin nën ombrellën e NATO-s.

Pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, Konjufca tha se vetëm pas agresionit rus në Ukrainë po shihet rëndësia e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë më herët. Kjo, sipas tij, i jep siguri Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Konjufca tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më shumë.

“Roli i Parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi i Kosovës miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut rezolutën që dënon agresionin e Ukrainës. Ne jemi të përcaktuar dhe po veprojmë në njëjtën kornizë me Maqedoninë e Veriut për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai.

Konjufca takohet me Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritu në takim homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Të dy kryeparlamentarët do të mbajnë një konferencë për medie për të dhënë detaje nga ky takim.

Ndërsa në ora 11:00, Xhaferi do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Takimi i tyre nis në ora 10:00 dhe më pas do ketë konferencë për media.

“(Kuvendi i Kosovës, kabineti i kryetarit, ora 10:00 – pamje në fillim të takimit.

Konferenca e përbashkët për media – ora 10:45)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat