Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus

Aktuale

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus

Më: 4 mars 2022 Në ora: 07:04
Ilustrim

Një mijë e 567 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk pati asnjë viktimë dhe 69 raste të reja pozitive, njofton MSh.

Sa i përket vaksinimit, afro dy milionë doza janë të administruara në total.

Njoftimi:

03 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.814.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Në total numri i rasteve aktive është 1.567.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat