Avokati Tomë Gashi ka folur rreth vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku seanca gjyqësore për vrasjen e tij vazhdon edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka pyetur se pse u vra ai, kush janë vrasësist dhe ku janë ata, përcjell Bota sot.
Po ashtu, ka pyetur se cili ka qenë roli i Listës Serbe në vrasjen e tij dhe pse nuk ka aktakuzë direkte kundër vrasësve edhe 4 vjet pas rastit.
Postimi i tij i plotë:
Enigma e vrasjes!
Pse e vranë politikanin serb Oliver Ivanoviq?
Kush janë vrasësit?
Ku janë vrasësit?
Cili ka qenë roli i Listës serbe në vrasjen e Oliverit?
Pse nuk ka aktakuzë direkte kundër vrasësve as pas 4 viteve?
A janë akterët kryesorë të vrasjes në Serbi?
Seanca gjyqësore vazhdon edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.