Para pak minutash është publikuar raporti i MSH-së.
Sipas të dhënave të raportit 24 orësh në Kosovë është shënuar 1 vdekje dhe 52 raste positive, përcjell “Bota sot”.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/04/auto_275073182_265220225781800_1940600120716269163_n1646402816.jpg)
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.464.
Njoftimi i plotë
04 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.
Në total numri i rasteve aktive është 1.464.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: këtu
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!