Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të drejtave të Pacientëve, Besim Kodra ka fajësuar deputetët kosovarë, të cilët nuk po arrijnë t’u përgjigjen sfidave në shëndetësi.
“Deputetët në vend se të merreshin me shkaqet, po merren me pasojat!”, ka shkruar Kodra në një postim.
“Ne me çdo kusht patëm kërkuar që në masat anticovid të mos përfshihet edhe nderprerja e shërbimeve shëndetësore elektive, pasi që po e dëmton shëndetin dhe buxhetin e pacientëve. Thjeshtë, nuk po mbrohet shëndeti publik, por përkundrazi po dëmtohet”, vijon më tej postimi i Kodrës.
Pasi që hasëm në vesh të shurdhër, ju drejtuam Avokatit të Popullit i cili konstatoi se:
1. Ndërprerja e shërbimeve shëndetësore është bërë në mënyrë të paligjshme;
2. Në SHSKUK janë 12.500 operime dhe 500 000 vizita mjekësore më pak (2020)
3. Kemi më shumë se 4000 raste të vdekjeve (krahasuar me vitin 2019) ku 2025 nga to nuk janë të konfirmuara me covid!
As edhe një reagim nga deputetët!”, ka kujtuar më tutje Besim Kodra.
“Reagimi i tanishëm më shumë i ngjanë një mosperputhje matematikash se që është halli i listave të pacientëve!
Nëse flasim për listat e pritjes, kam shumë për të thënë! E para, ato zgjaten me qëllim që pacientëve t'u krijohet një barrierë e cila më leht do t'i barte në institucionet private. Madje shumë lista aty janë fiktive vetëm për ta rritur barrierën!
Nëse vërtetë jeni të interesuar për këtë temë, mjafton me nda një orë kohë edhe me më dëgju! Atëhere keni me pa se në mes të një pylli të madh, e keni gjetë vetëm një fletë!”, ka bërë thirrjë në fund Kodra.