​Haradinaj takon Xhaferin, kërkon mbështetje për aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Aktuale

​Haradinaj takon Xhaferin, kërkon mbështetje për aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:01
Ramush Haradinaj dhe Talat Xhaferi

Zhvillimet rajonale politike dhe të sigurisë ishin temat kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj me Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.

"Të dy vendet tona, kanë orientim të qartë euroatlantik, andaj duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme, kërkova mbështetjen e tij dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veri-atlantike NATO".

Kështu ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore, si dhe partive politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat