​Abdixhiku - Xhaferi diskutojnë nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Aktuale

​Abdixhiku - Xhaferi diskutojnë nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:02
Lumir Abdixhiku dhe Talat Xhaferi

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar mbi situatën politike në vend e rajon, marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

“Me theks të veçantë biseduam për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe sigurinë rajonale që ky anëtarësim ofron.

Vendet e rajonit, anëtare të NATO-s, kanë mbështetur e mbështesin aspiratën tonë për integrim euroatlantik; dhe në këtë moment të ri politik, ky integrim i yni merr edhe më shumë kuptim”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore, si dhe partive politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat