A është koha që Ukraina ta njohë Kosovën? Përgjigjet deputetja ukrainase

Aktuale

A është koha që Ukraina ta njohë Kosovën? Përgjigjet deputetja ukrainase

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:19
Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko ka thënë se për momentin nuk është duke u menduar tema e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Kjo pasi sipas saj nuk është momenti që të mendojnë për tema të tilla.

Ajo tha se kjo çështje duhet të shqyrtohet pasi të ndalen sulmet ruse ndaj Ukrainës.

“Jo për momentin është një situatë e vështirë dhe një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sepse ne as që mendojmë në këto terma për momentin, sepse ne jemi të mobilizuar vetëm për të shpëtuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës me gjithë respektin e duhur për atë që po bëni për ukrainasit. Kjo është padyshim diçka për t’u kujdesur dhe shqyrtuar seriozisht pasi raketat ruse nuk na godasin më”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat