Protesta në Serbi, reagon Shaip Kamberi: Ja produkt i kujt janë

Aktuale

Protesta në Serbi, reagon Shaip Kamberi: Ja produkt i kujt janë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:29
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas protestës së qytetarëve serbë në mbështetje të Rusisë.

Kamberi ka thënë se këto protesta, siç i ka quajtuar ai pro-Putin, nuk janë vetëm organizim i partive të vogla opozitare dhe të “disa organizatave pro-ruse në Serbi”.

Ai ka shtuar se këto protesta janë produkt i një klime të ushqyer me vite nga pushteti i Vuçiqit, Daçiqit dhe Vulinit.

“Ato janë produkt i një klime të tillë shoqërore, të ushqyer me vite nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Aleksandër Vulinit, të cilat zgjasin dorën dhe fshehin fytyrën. Kjo loja e tyre klasike. Ushqe pro-putinët/rusët në njërën anë dhe paraqitu njëkohësisht te perëndimorët si alternativë e tyre e vetme stablizuese “pro-evropiane”. Hiq më larg se para pak ditësh, mediat e Vuçiqit publikonin se si Ukraina po sulmon Rusinë. Në Serbi, pro-putinët e hapur në rrugë dhe pro-putinët e fshehtë në pushtet janë realisht dy anët e medaljes së njëjtë, që urrejnë Perëndimin dhe demokracinë liberale. Që urrejnë shqiptarët. Që urrejnë të ndryshmen”, ka shkruar Kamberi.

Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë duke e mbyllur rrugën për qarkullim dhe po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë.

Raportohet se qytetarët po mbajnë flamuj rus dhe serb dhe po brohorasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiq shqiptar, e tradhtove Serbinë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat