Anëtari ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se pas letrës, të cilën ua kshte dërguar 16 kongresistëve amerikanë, që në fillim të shkurtit i kishin shkruar Presidentit Biden për Serbinë, ata e kanë kontaktuar dhe i kanë dhënë përgjigje inkurajuese për sjelljen në vëmendje të fakteve historike për Serbinë.
Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se 5 nga kongresmenët që lartësuan Serbinë në fillim të shkurtit, dje e kanë qortuar atë depërtimin e ndikimit rus e kinez në Ballkanin Perëndimor dhe për sfidimin e demokracisë në rajon!.
Sipas tij, ata kanë nënshkruar një letër të një grupi prej 19 kongresmenëve drejtuar Sekretarit të Shtetit z. Blinken.
Përmes kësaj letre ‘kërkohet angazhim më i drejtpërdrejtë dhe më intensiv i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dështimin e demokracisë dhe rënien totale nën tutelën autoritare’ të vendeve si Serbia dhe për të ‘penalizuar Dodikun e Republika Srpska-s për veprimet e tij anti-demokratike në Bosnjë.
Njoftimi i plotë i Bislimit: