​Ganimete Musliu vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit

Aktuale

​Ganimete Musliu vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Para fillimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vendosur emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit.

Deputetja opozitare edhe më herët ka vendosur në Kuvend pankarta dhe mbishkrime në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK-së.

Kujtojmë se ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik.

Sot. 24 vite pas Kosova është duke e shënuar me aktivitete të ndryshme këtë ngjarje të lavdishme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat