Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk duan një dialog të imponuar e pa parime meqë duan paqe afatgjate. Kështu u shpreh ai fjalimit që pati në ceremoninë shtetërore të shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kurti nga aty foli edhe për pushtimin e Ukrainës nga agresioni rus, ku theksoi se bota sot po shkon drejt segmentit luftë e ftohtë, luftë bërthamore.
Kurti: Bota sot po shkon drejt luftës së ftohtë, urojmë që Ukraina të mos jetë as Bosnjë e as Kosovë
“Ne synuam integritet terrirtorial jo për hir të mbylljes sonë por për hir të paqes së drejtë. Shumë shpejtë aktualiteti na vërtetojë se qëndrimi ynë ishte i saktë dhe i drejtë. Ne synuam përgjatë viteve dialog me parime dhe shumë shpejtë aktualiteti kontinental po na vërteton se ngutia me dialog pa parime është e tillë që bëhet për pazare. Këto ditë të planetit ku jemi dëshmitarë të pushtimit të Ukrainë na i sjellin edhe më të qartë rëndësinë dhe vlerën e Epopesë së UÇK. Nëse Ukraina nuk do të rezistonte edhe uniteti i drejtë perëndimorë nuk do të ishte i mundur[...]Ne urojmë që shpirti ynë të jetë i tillë që jehonë gjithandej në botë e që Ukraina të mos jetë as Bosnjë e as Kosovë e të mos ketë 600 shekujt burg politik si pati për shqiptarë, të mos ketë as pastrim etnik, e as të zhdukur me dhunë, as përdhunime seksuale e as maskara pa numra. Sakrifica jonë e kishte njoftuar botën demokratike mbi rreziqet e mbetura... Bota sot po shkon drejt segmentit luftë e ftohtë, luftë bërthamore. Aleanca e studiua dhe efektive është e vetmja mundësi që të mos kenë mundësi subjektivizmit e shteteve autokratë dhe diktaturat despotike të pushteteve mbi popujt e tyre. Nuk mund të bëhet tregti për dikë që nuk ndanë vlerat e njëjtat. Në aleancat tona ne nuk flasim me emra abstrakt e të përgjithshëm ne flasim me emra shtetesh edhe kur mendojmë BE ne mendojmë shtetet më të përparuara e më themelues të idesë saj”, tha Kurti.
Kurti ka thënë nuk duhet të ketë neutralitet kur bëhet fjalë për liri dhe se nuk ka simetri mes pushtimit dhe lirisë për çka edhe theksoi se Evropës i duhet ta integrojë luftën çlirimtarë të Kosovës dhe jo varrezat masive që fshehin masakrat e ushtrisë serbe në trupin e shtetit serb.
Kurti: Evropës i duhet ta integrojë luftën çlirimtarë të Kosovës dhe jo varrezat masive që fshehin masakrat e ushtrisë serbe
“Evropa afër idealit të saj do të jetë ajo që do të ndjejë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të sigurt në zgjedhjen e saj evropiane. Një bashkësi evropiane e fuqishme dhe e drejtë do të kuptojë se Ballkani ka qenë jo çështje e ngutshme e popujve të saj por e vet Evropës. Harmonia në Ballkan nuk është e vetëvedijshme nëse nuk është pjesë e ngutshme e projektit të Evropës[...] Evropës i duhet të integrojë luftën çlirimtarë të Kosovës dhe jo varrezat masive që fshehin masakrat e ushtrisë serbe në trupin e shtetit serb. Nuk ka neutralitet kur bëhet fjalë për liri, nuk ka simetri mes pushtimit dhe lirisë. Sa më shumë tolerohet në simetrinë e gabuar aq më shumë bashkësitë demokratike bien në faj, aq më të pakthyeshme bëhen pasojat. Aq më shumë pjesët e sëmura të shovinizmit do të gjejnë mjedis të favorshëm. Rusia do të shkoj drejt së shkuarës ndërsa presidenti i saj drejt kohës së carëve. Serbia do të flasë për djepin e saj në Kosovë dhe Rusia për djepin e saj në Ukrainë. Të dyja do të kenë frikë instiktive për Bashkimin Evropian dhe NATO. Dorëlshëimi i gjatë i simetrisë së gabuar mes pushtimit dhe lirisë, do të sjellë bi-popullaritetin e luftës së ftohtë”, tha Kurti.