Në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Një histori që ka bërë familja Jashari nuk mund ta gjejmë në asnjë vend, shprehet qytetari Riad Adili nga Shkupi.
Adili: Ky është vendi më i shenjtë i shqiptarëve
“Ky vend është vendi më i shenjtë i shqiptarëve, jo vetëm i shqiptarëve por edhe mbarë Evropës, pasi që këtë flijim që e ka bërë familja Jashari nuk mund ta gjejmë pas lutës së dytë botërore në asnjë vend. Çdoherë që vimë këtu mbushemi me motiv se sa e shtrenjtë është liria, se sa duhet ta ruajmë atë, çfarë flijimi e sakrificë kanë bërë që sot ne shijojmë këtë. Unë edhe pse si mbaj mend kështu të gjallë familjen Jashari, mirëpo edhe kështu vetëm kur vinë këtu mbushemi motiv, ia dimë vlerën lirisë për çdoherë”, tha ai.
Asllan Hasanaj nga Deçani thotë se kjo datë është pikërisht data kur u zgjua populli i Kosovës.
Hasanaj: Kjo datë ka zgjuar popullin e Kosovës
“Rregullisht vijë në këtë vend me i nderu dëshmorët, familjen Jashari për sakrificën….Sikur mos të ishin kanë këto data, ne nuk kishim ardhur këtu ku jemi sot, lirinë që e gëzojmë sot. Kjo datë është pikërisht që e ka zgjuar popullin e Kosovës”, u shpreh ai.
Ditët e ringjalljes 5, 6 dhe 7 marsin do i quante Nazmi Iballi nga Shtimja. Ai tha se në këtë vend mbushemi energji.
Iballi: 5, 6 dhe 7 marsin ditët e ringjalljes
“Vijmë çdo vit është vendi ku frymëzon liri, pavarësi, patriotizëm është vend ku merr njeriu energji ku shihet sakrifica sublime e familjes Jashari…Unë do ta kisha quajt 5, 6 dhe 7 marsin ditët e ringjalljes”, u shpreh Iballi.
Xhafer Gjinovci nga Komuna e Skenderajt tregon për ndjenjët e emocionet që ka çdoherë që viziton Prekazin heroik.
Gjinovci: Kjo është një kthesë historike
“Kjo është një kthesë historike…nuk duhet harruar asnjëherë këtë gjak që ra nga këta trima…Sa herë që vijmë këtu ndjejmë një ngrohtësi emocione për këta trima”, tha ai.
Kanë kaluar 24 vjet që nga rezistenca e lagjes Jashari, ku u vranë mbi 50 anëtarë nga forcat serbe në fshatin Prekaz.