Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e seancës solemne për Epopenë e UÇK-së, ka nderuar heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari në Prekaz.
Ai ka përmendur edhe bashkëluftëtarët e Hamëz dhe Adem Jasahrit, të cilët janë në Hagë.
“Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë njërën prej masakrave të tmerrshme të luftës tonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg. Pikërisht për këtë luftë, pikërisht për këtë narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia kërkon ta rindërtojë me genjeshtra”, ka thënë Kurti në seancën e sotme.
Mirëpo, me këtë fjalim nuk pajtohet publicisti Nexhat Haziri, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook se në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja, por vetëm individët që abuzuan me përgjegjësit e tyre jo për interesa të tyre personale.
Ai ka rikujtuar se akuzat ndaj tyre janë 80 % për vrasjen e shqiptarëve, viktima që meritojnë drejtësi.
“Çirrje dhe lot krokodili për të arrestuarit që po gjykohen nga Gjykata Speciale, në këtë përvjetor të Epopesë së UÇK-së. Atje nuk po gjykohet UÇK-ja as lufta e jonë e drejtë, po gjykohen vetëm individët që abuzuan me përgjegjësit e tyre jo për interesin e vendit, por për interesa personale e klanore për nam, pushtet e para. .Njerëz, akuzat ndaj tyre janë 80 % për vrasjen e shqiptarëve, viktima që meritojnë drejtësi. Mohimi i drejtësisë është mohim i shtetit të së drejtës që rrezikon të ardhmen tone si shoqëri e vlerave demokratike me ambicie për integrime euro-atlantike. Lëreni drejtësine ta thotë fjalën e vet, Gjykata Speciale nuk është e Rusisë, është e Kosovës. (n.h)”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Postimi i plotë: