VV-ja e krahason Putinin me Millosheviqin, kërkon ndëshkimin e Vuçiqit

Aktuale

VV-ja e krahason Putinin me Millosheviqin, kërkon ndëshkimin e Vuçiqit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:18
Për VV-në, Putin e Millosheviq kanë edhe disa gjëra të përbashkëta

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-kriminelin dhe udhëheqësin e luftërave në Ballkan, Slodoban Millosheviq.

Vetëvendosje tha se të dy këta kanë veprime e deklarata të ngjashme.

“Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më tej, për partinë e Albin Kurtit, Putin e Millosheviq janë mohues të lirive e të drejtave të njeriut, të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët.

Për VV-në, Putin e Millosheviq kanë edhe disa gjëra të përbashkëta: kryerjen e gjenocidit, mohimin e krimeve e bashkëpunimin me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike”.

“Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij”, thuhet në reagimin e VV-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat