Konjufca: Sakrifica e Jasharajve, momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes për lirinë

Aktuale

Konjufca: Sakrifica e Jasharajve, momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes për lirinë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 09:37
Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Konjufca tha se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.

“Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën , por edhe një sakrificë që  shkundi botën, e lëvizi botën e demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”, tha kryeparalamentari.

“Është ky moment kur sakrifica kthehet në epope dhe kur i gjithë kombi mobilizohet e bëhet UÇK”, u shpreh tutje Konjufca.

“Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat