Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 187 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi nga MSH:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371
Në total numri i rasteve aktive është 1.136.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/06/auto_275243592_267370758900080_3945179776184005612_n1646575814.jpg)