Njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, thotë se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Ukraina, më së shumti në panik është Kosova, sidomos pas deklratës së zëvendësministrit të Mbrojtjes Shemsi Syla.
Ky i fundit ka deklaruar ‘se kanë informacione të sigurta se Serbia është duke i ftuar për t’i mobilizuar rezervistët e ushtrisë së saj në Kosovë’.
“Këto ditë kur Rusia e sulmoi Ukrainën për ta pushtuar e tërë Evropa është e shqetësuar, por Kosova po del se është edhe më tepër në panik dhe e shqetësuar kur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha se kanë informacione të sigurta se Serbia është duke i ftuar për t’i mobilizuar rezervistët e ushtrisë së saj në Kosovë. Kemi shënime për secilin individë me emër e mbiemër dhe adresë”, thekson Maxharraj.
Ai thotë se për këtë nuk po shqetësohet edhe PDK-ja. Sipas tij, deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu tha haptas se nuk ka kurrfarë rreziku nga ndonjë sulm eventual nga Serbia.
“Por këtij shqëtesimi nuk po i beson partia proserbe PDK-ja e cila përmes të deleguares Ganimete Musliut - Gonja në Komisionin mbikqyrës të AKI-së haptas dhe serbez deklaroi para gazetarëve se nuk ka kurrfarë rreziku për ndonjë sulm eventual nga Serbia anipse ashiqare vërehën lëvizje të forcave serbe përgjatë kufirit. Prandaj, në këtë situatë shumë serioze kujt duhet besuar: të vërtetes se z/ministrit apo partisë proserbe PDK me Ganimete Musliun - Gonës. Prandaj, Gone bëhu e sinqertë,mos qesh, mos u zgedhi tregoi të vërtetën këtij populli se a po na sulmon Serbia, sepse partia e jote PDK-ja keni marrëdhënie dhe lidhje të forta me Serbinë se sa me qeverinë e Kosovës”, thekson Maxharraj.