Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të vijë këtë të enjte për vizitë në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komsionin e Punëve të Jashtme.
Vizita e parë zyrtare e Ministres së re të Jashtme gjermane në Kosovë është planifikuar në kuadër të turit të saj diplomatik dhe përveç Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Serbinë e Bosnje Hercegovinën.
Berbok është anëtare e “Të Gjelbërve” të Gjermanisë.