Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës, që rroga e mësuesit të jetë rrogë meritore.
Ai ndër të tjerash në seancën solemne të Kuvendit për nder të 7 Marsit, tha se edhe pensioni i të pensionuarit të jetë pension i dinjitetshëm.
“Apeloj te pozitë dhe opozitë t’i bashkojmë forcat që rroga e mësuesit të jetë rrogë meritore dhe pensioni i të pensionuarit të jetë pension i dinjitetshëm.
Është koha të kalojmë nga fjalët në vepra. Nga kjo foltore uroi 7 Marsin, ditën e Mësuesit”, tha ai.