Sot shënohet Dita e Mësuesit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është vizituar nga mësuesi i tij i parë, Hamdi Salihu.
Mësuesi i tij tani është 83 vjeçar dhe i uron jetë të gjatë dhe suskese të mëtejme në veprimtarinë e tij.
Postimi në Facebook:
U gëzova pa masë nga vizita e mësuesit tim të parë, Hamdi Salihu, në Kuvend. Me të ishin edhe dy shokët e mi të bankës, Alban Avdiu e Besnik Reçica.
Ne jemi me fat që ishim nxënës të mësuesit Hamdi, një veteran i madh i arsimit. Në vitin 1952 ai ishte nxënës i poetit tonë të shquar - Din Mehmetit. I frymëzuar nga ai mësuesi ynë shkroi me qindra vjersha për fëmijë dhe poezi. Vjershën e tij të parë e botoi në revistën e mirënjohur për femijë, Pionieri, në vitin e largët 1954.
I falënderoj shokët e mi, Albanin e Besnikun, që para ca ditësh ia botuan mësuesit Hamdi vjershat e tij në 4 vëllime.
I dëshirojmë mësuesit tonë të dashur 83 vjeçar jetë të gjatë dhe suskese të mëtejme në veprimtarinë e tij!
Urime 7 Marsi!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/07/auto_275426261_499449904886043_2199633004467681569_n1646681051.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/07/auto_275484758_499449988219368_6991290518562714832_n1646681053.jpg)