Në Prishtinë, sot është organizuar marsh solidarizues për situatën aktualë në Ukrainë.
Në sheshin “Skenderbeu”, dhjetra protestues kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme për popullin ukrainas.
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, e ka konsideruar pjesmarrje jo të kënaqshme, për të cilën tha se më shume kishte kamera televizive sesa protesutes.
Trajkoviq në një shkrim në Tëitter, hodhi akuza ndaj liderëve politik në Kosovës, pas sipas saj, kanë nxitur ndjenja anti-sllave në opinion publik.
“Me gjithë fjalët e forta, pjesëmarrja shumë e ulët në protestën në Prishtinë në mbështetje të 🇺🇦. Kamerat televizive ishin më shumë se të pranishmit. Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë nxitur ndjenja antisllave dhe kjo mungesë e dukshme e solidaritetit me Ukrainën është pasojë e veprimeve të tyre”, shkroi ajo.
Ndaj saj reagoi analisti britanik për çështje të Ballkanit, Tim Judah.
Ai në replikë ndaj Trajkoviqit tha se arsyeja e mos solidarizimit me Ukrainën mund të jetë pasi kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Me sa duket fakti që për arsyet e veta të dukshme (Krime, Donbas) Ukraina nuk e ka njohur Kosovën është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha ai.
Trajkoviq si kundërpërgjigje ndaj Judah, thotë “A po thoni ju se kosovarët nuk duhet të ndjejnë empati me vuajtjet e ukrainasve nëse shteti i tyre nuk e njeh Kosovën?”.