Raportimi i ministri të Shëndetësisë Rifat Latifi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shtyrë për datën 29 mars.
Raportimi i ministrit Latifi kishte të bënte lidhur me raportin e auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”.
Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami, tha se ministri i Shëndetësisë i ka bërë kabinetit kërkesë me shkrim që shqyrtimi i dy raporteve të shtyhet më datë 29 mars.
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, tha se në javën e ardhshme të vijnë dhe të raportojnë, duke kërkuar që në raportim të ftohen edhe ShSKUK-ja.
Që këta të fundit të jenë në raportim, u pajtua edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.