Ambasadori amerikan: Do të ndihmojmë Kosovën në hapjen e vendeve të reja të punës

Aktuale

Ambasadori amerikan: Do të ndihmojmë Kosovën në hapjen e vendeve të reja të punës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:24
Pamje nga takimi

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në takimin me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se SHBA është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në aspektin ekonomik.

Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë angazhimet në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme kosovare që tërheq investime të huaja dhe krijon vende pune dinamike për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë.

Ndërkaq, Hajdari ka folur me Hovenier mbi objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe  tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Të dy shprehën gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat