Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shpalosur disa vlera që shpërfaqin çmimet e ngritura për disa produkte në vend.
Ai duke përmendur çmimin e bukës, naftës e rrymës, ka parashikuar se nga qeveria do të ketë ndërrim ideologjik të krahut.
“Nafta sot paradite 1,57 ndërsa pasdite 1,67. Rryma +42%. Buka e mielli +25%. Plehu artificial +100%. Natyrisht, tash partia në pushtet nga e majta socialiste shpejtë kalojnë tek e djathta “po shikoni, tregu i lirë e cakton çmimin e naftës, shteti s’mundet të ndërhyjë””, ka shkruar ai në Facebook.
“Rrogat? Jo s’bënë me i rritë se s’ka buxhet. Buxheti i shtetit? “Më i madhi ndonjëherë në histori falë rritjes ekonomike të pashembullt” deklarojnë çdo ditë”.
“Popull i durueshëm jemi”, ka përfunduar Mustafa.