Dy shqiptarë nga Kosova i bashkohen luftës në Ukrainë kundër Rusisë

Aktuale

Dy shqiptarë nga Kosova i bashkohen luftës në Ukrainë kundër Rusisë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:30
Ilustrim

Dy shqiptarë nga Kosova i janë bashkuar luftës në Ukrainë kundër Rusisë.

Njëri nga dy shqiptarë nga Kosova ka thënë se njëra ndër arsyet se pse ka vendosur që të luftojë për Ukrainën është që ky shtet  ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Arsyet janë humane, armik i përbashkët. Duam t’i bashkohemi SHBA-ve si dhe ndoshta pas kësaj Ukraina do ta pranojë Kosovën si shtet”, tha ai deri sa ishte duke pritur në kufirin Poloni-Ukrainë për të kaluar në pjesën tjetër të kufirit.

Ndryshe, pjesëmarrja në luftëra të huaja, jashtë territorit të Kosovës është vepër penale dhe hyn te veprat e terrorizmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat