Ish-ushtarja e UÇK-së: Ka qenë e sikletshme me i lënë fëmijët për të luftuar

Aktuale

Ish-ushtarja e UÇK-së: Ka qenë e sikletshme me i lënë fëmijët për të luftuar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 21:18
Xhyhere Vezaj Maçkaj

Ish-ushtarja e UÇK-së Xhyhere Vezaj Maçkaj ka bërë një thirrje për gratë e dëshmorëve të luftës.

Xhyhere Vezaj Maçkaj e cila është themeluesja e shoqatës “Gratë e dëshmorëve”, tha se këto gra duhet ta marrin guximin dhe të fillojnë jetën e tyre.

“Ta marrin guximin dhe fillojnë përpara jetën e tyre pa marrë parasysh nëse deri sot u ka munguar guximi, nëse nuk ki guxim, nuk ki me mbrri asgjë”, tha ajo.

Ish-ushtarja e UÇK-së shtoi se ato duhet të kenë po ashtu mbështetje më të madhe edhe prej institucioneve.

“Dhe ta marrin guximin të dalin para medieve dhe të dalin t’i kërkojnë të drejtat e tyre ku u lejohet me ligj. Ta kenë një mbështetje më të madhe prej institucioneve”, tha Vezaj Maçkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat