Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla, kanë biseduar me shefat e misioneve në Republikën e Kosovës.
Osmani ka njoftuar se bashkë me ministren Gërvalla, me ta kanë diskutuar për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe ndikimin e tij rajonal.
Tutje, presidentja Osmani bën të ditur se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian.
Together with DPM @gervallaschwarz we discussed with the Republic of Kosovo’s Heads of Missions the implications of Russia’s military aggression against Ukraine, its regional impact and the importance of #Kosovo’s membership to @NATO and @coe. #WeStandWithUkraine pic.twitter.com/rgKN84BjEs
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 8, 2022
“Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kemi diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ndikimin e tij rajonal dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian,” ka shkruar Osmani në Twitter