​Ngjarjet e datës 9 mars

Aktuale

​Ngjarjet e datës 9 mars

Më: 9 mars 2022 Në ora: 00:15
Vlora Çitaku

Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes, ku do të ekspozohen së paku 12 agrobiznese, si dhe do të shpaloset logoja e fushatës për mbështetje të agrobizneseve të grave. Të pranishëm ministri i Bujqësisë, nënkryetarja e Prishtinës, etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do të shqyrtohen disa projektligje. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të raportojë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)

Instituti GAP organizon tryezë diskutimi, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit tonë “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave.”. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal organizojnë debat publik rreth procesit të hartimit të Planit Nacional të Veprimit në kuadër të Open Government Partnership – OGP. (Restaurant "Marashi" në Prizren, ora 11:00)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat