Sheholli: Serbët në veri të Kosovës të mobilizuar

Aktuale

Sheholli: Serbët në veri të Kosovës të mobilizuar

Më: 9 mars 2022 Në ora: 00:34
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli – Drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike ka thënë se në veri të Kosovës ka “mobilizim” dhe njerëz që kanë qenë pjesë të grupit “Rojet e Urës” kanë paralajmëruar marsh për përkrahje të Vladimir Putinit.

Sheholli ka thënë se shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe se institucionet e sigurisë dhe ato të intelegjencës kanë informata.

“Unë dhe ju nuk mund të kemi informata që ka kryeministri. Por jam në terren dhe e shkeli ditë për ditë. Edhe me aktivistët. Ajo që e shoh është një mobilizim. mobilizim shpirtëror i serbëve që ka të bëjë me përkrahjen e pushtimit të Ukrainës nga Putini. Grupe në veri që kanë qenë pjesë të Rojeve të Urës”, tha ai.

Ai thotë se serbët në veri nuk do të dilshin në protesta pa përkrahjen e dikujt tjetër nga jashtë.

“Njëri prej tyre është me nofkën Pagi që ka qenë njëri prej themeluesve të Rojeve të urës. Ata nuk do dilshin në protesta pa përkrahjen e dikujt. Tash nëse për 30-40 njerëz japim deklarata të tilla besoj që nuk është e saktë pasi ka serbë që nuk pajtohen në veri me këtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat