Kurti: Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë nga importi

Aktuale

Kurti: Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë nga importi

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:58
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi.

Gjatë mbeldhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha që ngritja e çmimeve në gjithë botën të produkteve elementare është “kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës”.

“Sot, po bëhen dy javë prej fillimit të agresiont rus në Ukrainë që përveçse fatal për mijëra ukrainas tashmë ka shënuar mbi 2 milion refugjatë. Republika jonë sikur në rastin e krizës humanitare në Afganistan ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5000 refugjatëve nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”.

“E kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Por, edhe pse kjo nuk është shkaktuar nga ne, po na prek edhe neve. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme – kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura i kanë prekur çmimet në pothuajse të gjitha sektoret e tjera”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat