Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Latifi në Zvicër, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-kryetarit të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.
Në një postim në Facebook, Latifi ka shkruar se Haki Rugova do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe udhëheqës e veprimtar i palodhur.
Postimi i plotë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur veprimtarin dhe Atdhetarin e devotshëm, ish- Nënkryetarin e LDK-së dhe ish kryetarin e Istogut, udhëheqësin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, zotni Haki Rugova, i cili sot ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare.
Zotni Haki Rugova do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe udhëheqës e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.
Do të na mungoi shumë.
U shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Rugova, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve, dhe gjithë qytetarëve të Istogut dhe tërë Kosovës .
Shpirti i bëftë dritë!
U prehtë në paqen e amshueshme!
Lamtumirë miku im, Haki Rugova!