Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekejn e ish-kryetarit të istogut, Haki Rugova.
“Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike”, ka shkruar Hoti.
Postimi në Facebook:
Sot u nda nga jeta ish-nënkryetari i LDK-së dhe i komunës së Istogut, Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike.
Ngushëllime Lidhjes Demokratike të Kosovës, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Istogut.
I përjetshëm kujtimi për të.