Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari i LDK-së, Haki Rugova.
Bashkëpuntori i tij Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime, duke thënë se Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve!
Lamtumirë miku im!