Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë njëri ndër figurat më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.
Ai tërë jetën ia kushtoi aktivitetit politik nën ombrellën e LDK-së.
Me këtë rast, ka reaguar edhe njëri ndër njerëzit më të afërt të tij në kohën e fundit, avokati Besnik Berisha.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se Haki Rugova ishte njeri me vlera dhe se në emër të drejtësisë ai u torturua padrejtësisht.