Tahiri: Qeveria në vend se të merret me vendimin për ligjin e pagave, ajo po i rrit çmimet

Aktuale

Tahiri: Qeveria në vend se të merret me vendimin për ligjin e pagave, ajo po i rrit çmimet

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:58
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë.

“Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me sigurimin e ekzistencës së vet. Qytetarët që kanë pasur të hyra mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimore mielli, vaji, kripa, e deri rryma, derivatet janë rritur”, tha Tahiri.

Ai madje tha se qeveria është duke rritur cmimet e produkteve në vend që të merret me ligjin për paga. Derisa ka folur për rritjen e çmimeve të derivateve, Tahiri ka kërkuar që të hiqet përkohësisht akciza.

“Qeveria e Kosovës t’i marrë disa vendime që ne dëshirojmë t’i sugjerojmë si masa të shpejta. Qeveria në vend se të merret me vendimin për ligjin e pagave ata po i rrisin çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet që po i merr nga shoqatat që merren me përpunimin e grurit”, ka thënë Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat