Miftaraj: Ja pse është e palogjikshme që Kosova të jetë vend i mundshëm transferimi i aeroplanëve për në Ukrainë

Aktuale

Miftaraj: Ja pse është e palogjikshme që Kosova të jetë vend i mundshëm transferimi i aeroplanëve për në Ukrainë

Nga: M.L. Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:06
Ehat Miftaraj

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka komentuar lajmin që qarkulloi sot në media se Kosova po përmendet si vend i mundshëm transferimi i aeroplanëve për në Ukrainë.

Miftaraj e ka konsideruar si të palogjikshme këtë gjë duke thënë se nëse aeroplanët vinë në Kosovë, duhet të kalojnë nëpërmjet vendeve anëtare të NATO-së për të shkuar në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Kosova po përmendet si vend i mundshëm transferimi i aeroplanëve për në Ukraine. Pastaj pilotët e Ukrainës nga ai vend mund t’i dërgojnë aeroplanët drejt Ukrainës.

Këta aeroplanë nëse vinë në Kosovë, duhet me fluturu, apo jo. Kur të fluturojnë duhet me kalu përmes Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë për me kalu në Ukraine. Krejt këto shtete të NATO-s.

Suma sumarum, s`ka pike logjike e as në aspektin praktik, që aeroplanët me ardhë në Kosove, dhe pastaj mu dërgu në Ukraine përmes territorit të shteteve të NATO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat