Rritja e çmimit të naftës alarmon qytetarët, radhë të gjata para pompave

Aktuale

Rritja e çmimit të naftës alarmon qytetarët, radhë të gjata para pompave

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:30
Rritja e çmimit të naftës alarmon qytetarët, radhë të gjata para pompave

Ngritja e çmimit të derivateve dhe paralajmërimi për rritje të mëtutjeshme të çmimit ka alarmuar qytetarët e Kosovës

Ata kanë krijuar radhë të gjata para pompave të derivateve.

Interesimi i qytetarëve për t’u furnizuar me derivate është rritur sidomos sot, kur edhe çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje.

Ndërkohë që pas shtrenjtimit të naftës deri në 1.65 euro, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta subvencionojë çmimin e naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro ose 36 centë për një litër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat