Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për papërgjegjësi në raport me fermerët, duke thënë se në vend të fjalëve boshe ajo duhet të ndërmerr veprime të përgjegjshme.
Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti “ka prerë” në besë fermerët, të cilët në vend të rritjes së subvencioneve sipas premtimeve, në vitin e kaluar ata u përballën me papërgjegjësinë totale të qeveritarëve.
“Planifikimi për vitin 2022, si duket ka nisur në kohë, por krahasimet statistikore me vitin paraprak janë qesharake. Në kohën kur shumë shtete po e ndërpresin eksportin e produkteve agro-ushqimore, duke përfshirë edhe grurin, subvencionimi i fermerëve është një domosdoshmëri, ashtu siç janë edhe masat e tjera të nevojshme për përkrahjen e këtij sektori.
Në vend të fjalëve të zbrazëta në konferenca shtypi, Qeveria duhet të ndërmerr veprime të shpejta e vendime të përgjegjshme, një prej tyre edhe kompensimi i dëmeve që i shkaktuan sektorit të bujqësisë gjatë vitit 2021, për shkak të mosveprimit me kohë të tyre”, ka shkruar Haradinaj.