Abdixhiku për ngritjen e çmimeve: Kryeministër vepro, jemi në krizë

Aktuale

Abdixhiku për ngritjen e çmimeve: Kryeministër vepro, jemi në krizë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:48
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur veprimin e Qeverisë së Kosovës si vëzhguese e krizës ekonomike, pa ndërmarr asnjë veprim.

Kreu i LDK-së, përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga Qeveria të vepron.

“Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë LDK-VV, ka përmendur veprimet e shteteve fqinje që i kanë marrë për t’i ulur çmimet që janë duke u ngritur.

Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qytetarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”.

“Kryeministër vepro. Jemi në krizë të përballueshmërisë”, ka qenë kërkesa e Abdixhikut.

Këto masa që duhet të merren nga Qeveria, ai i ka quajtur “masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor”.

“Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mos reagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat