Frika nga shtrenjtimi shtyn qytetarët të grumbullojnë rezerva

Aktuale

Frika nga shtrenjtimi shtyn qytetarët të grumbullojnë rezerva

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:03
Ilustrim

Ngritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore, por edhe paralajmërimet për rritje të mëtejshme, ka ndikuar që shumë qytetarë sot të furnizohen me derivate e produkte ushqimore.

Radhët e gjata janë krijuar sot gjatë ditës para pompave të derivateve e para maketeve, por që në mbrëmje fluksi i qytetarëve ka rënë dukshëm.

Qytetari Esat Leku ka thënë se po furnizohet me derivate për arsye se ka frikë se mund të mbesin pa furnizim.

Leku: Ne po furnizohemi me derivate për arsye që mundet me pas mungesë.

“Ne jemi duke marrë naftë për arsye se po thonë që s’ka. Po duhet të marrim naftë, s’po kemi qare. Po na duhet për të lëvizur, besa në Kosovë shumë lirë po paguhemi, s’ka të ardhura në Kosovë”, tha Leku.

Agron Mula po ashtu ka thënë që është duke u furnizuar për arsye që është paralajmëruar rritja e çmimeve.

Mula: Po furnizohemi me këtë lloj derivati për arsye se mund të rritet serish çmimi

“Për shkak se kanë paralajmëruar se do të rritet çmimi dhe na nevojitet”, tha ai.

Ndërsa Debatik Gashi thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se flukset e qytetarëve për t’u furnizuar me produkte është e panevojshme.

Gashi: I njëjti panik ka qenë edhe në pandemi

“Sot prej mëngjesit jam nëpër markete. Po shoh se ka një fluks shumë të madh të qytetarëve, është edhe panik normal që rrjetet sociale e kanë bërë të veten prej lajmeve që janë duke ardhur nga Ukraina, e tash edhe prej Serbisë për ndalimin e miellit, shtrenjtimi i vajit. Besoj që duhet dëgjuar rekomandimet e Qeverisë që po thotë se nuk ka nevojë për panik. Na duhet të presim që mielli të jetë më shumë në furra, pasi ato nuk mbesin pa bukë, sepse këtë e kemi provuar edhe në pandemi, i njëjti panik ka qenë. Kështu që i lus edhe qytetarët që mos të bëjnë panik, besoj që s’do të jetë krizë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat