Krenar Xhaferi nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, ka njoftuar se sot patën takimin, e tretë me radhë, të Task-Forcës për identifikimin dhe trajtimin e problemeve në trafikun rrugor; analiza për rregullimin e qarkullimit të mjeteve motorike duke e përfshi edhe transportin e udhëtarëve e të mallrave, në teritorin e Komunës së Prishtinës.
Postimi i plotë:
"Taske-force ka për qëllim:
1. Mbikëqyrjen dhe analizën e rrugëve lokale urbane dhe rurale;
2.Propozime të rrugëve njëkahore, rregullimi i udhëkryqeve me semafor, rrethrrotollimeve dhe elementeve tjera përkatëse, të cilat përfshihen në infrastrukturën rrugore;
3.Rekomadimet, propozimet dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor;
4.Analizat dhe rekomadimet për sigurinë rrugore, në pajtim me rregullat e trafikut rrugor;
Njësiti udhëhiqet nga ekspertë të fushave përkatëse dhe nga Policia e Kosovës, Njësia e Trafikut Rrugor.
Sot morëm disa vendime me rëndësi e në vazhdim shumë shpejtë priten edhe vendime të tjera dhe analiza më të thella për komunikacionin në Prishtinë.
Për vendimet që kemi marrë e do të merren në të ardhmen opinioni do të njohtohet me kohë!", ka shkruar ai në Facebook.