Sadri Ramabaja kërkon krijimin e Federatës Shqiptare: Serbia mund të reprizojë kaosin e viteve të 90-ta

Aktuale

Sadri Ramabaja kërkon krijimin e Federatës Shqiptare: Serbia mund të reprizojë kaosin e viteve të 90-ta

Nga: N. Sh. Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:39
Sadri Ramabaja

Profesor dr. Sadri Ramabaja, thotë se Serbia po dëshmohet si shteti më rusofil në Evropë, andaj shton se, fare lehtë mund të reprizojë kaosin e viteve të 90-ta.

Ramabaj kërkon nga Brukseli e Uashingtoni që ta ndalin Serbinë sa nuk është vonë.

Sipas tij, Kosova duhet të futet në NATO me procedura të përshpejtuara, derisa shton se është edhe një rrugë e krijimit të Federatës Shqiptare.

Postimi i plotë:

Serbia po dëshmohet si shteti më rusofil në Europë.

Brukseli dhe Uashingtoni tashmë duhet ta kuptojnë se ajo fare lehtë, mund ta reprizojë kaosin e viteve '90-ta në këtë pjesë të Europës Juglindore. Prandaj Serbia duhet të ndalet tani sa nuk është vonë dhe sa është e mundur.

Aderimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara, është njëra nga rrugët që mund ta ndalin marshin serb.

Rruga tjetër mbetet miratimi i krijimit të Federatës Shqiptare, duke ia kthyer kështu Kosovën trungut, prej nga u nda në vitin 1912.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat