Kadaj-Bujupi: Rritja e çmimeve mund të ndodhë, por stoqet janë këtu

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Rritja e çmimeve mund të ndodhë, por stoqet janë këtu

Më: 9 mars 2022 Në ora: 22:10
Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi thotë se sa herë që ka krizë, qytetarët i kap paniku. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të të kaluarës sonë dhe rritjes së çmimeve që ndodh fillimisht te ne, e të cilat nuk bien as kur ndodh zbritja në tregun global.

“Memorja kolektive e jona prej luftës dhe nevoja me pas njëfarë sigurie na bën që me na kap panik sa herë që kemi kriza edhe me u zbraz marketet”, thotë Kadaj-Bujupi.

“Rritja mundet me ndodh por stoqet janë këtu. Nëse po ndodh një rritje e çmimit diku e këtyre produkteve esenciale, ne të parët jemi edhe në rajon që i ngrisim çmimet edhe në markete dhe s’i kthejmë më, edhe kur ndodh zbritja”, theksoi ajo.

“Zakonisht inspektorët nuk angazhohen me bo një kontroll”, thotë Kadaj-Bujupi e cila ka kritikuar qeverinë, e cila sipas saj, s’po vepron në një situatë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat