Grupi punues ndër-institucional për integrim të Kosovës në NATO ka mbajtur sonte mbledhjen e parë, pas vendimit që sot mori Qeveria e Kosovës për formimin e këtij grupi.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe njëherësh kryesuesja e këtij grupi, Donika Gërvalla, në Twitter ka shkruar se pas sulmeve që ka bërë Putini, kërkohet strategji e re për sigurimin e paqes.
“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga qeverie Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO. Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, shkroi ajo në Twitter.
Anëtarë të tjerë të këtij grupi punues ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërsa përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ajo në SHBA.
Objektivat e këtij grupi siç u tha sot në mbledhjen e Qeverisë janë avancimi i procedurave për pranim në NATO, përfshirja sa më e shpejt e Kosovës në partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjikë.
Tonight, I've chaired the first meeting of the working group, established by the🇽🇰 government to increase our efforts for @NATO membership.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 9, 2022
After Putin's attack, the new era in #Europe requires a new strategy for securing peace in our continent. pic.twitter.com/SMEVmMUVIp