Bartësi i listës së Partisë Socialiste të Serbisë dhe ish-kreu i Kuvendit Ivica Daçiq ka theksuar se në rast se “Serbia konfrontohet me Moskën, ajo do të lejoj kalimin e pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, duke shtuar se Serbia respekton parimin e integritetit territorial përfshirë Ukrainën, por është qëndrim shtetëror që mos të vendosen sanksione ndaj Rusisë”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
“Kjo do të ishte vetëvrasje politike për Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO dhe për statusin neutral.
“Jam alergjik në ato vende që kanë shkel parimin e integritetit territorial me pranimin e Kosovës dhe tash flasin për parime. Nuk ka mundësi që bombardimi i fëmijëve serb të jetë ‘engjëll mëshirues’ dhe të dënoni Rusinë për gjuajtje të civilëve, pasi po flasim për atë se dikujt iu lejua shkelja e parimeve e tjerëve jo” tha Daçiq.
Ai tha se Serbia kurrë nuk duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, sikurse që duhet të vazhdojë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Për ne nuk vjen në shprehje pranimi i pavarësisë së shpallur njëanshëm dhe me presion, Serbia duhet të arrijë kompromis dhe të vazhdojë dialogun për zgjidhje”.
Daçiq tha se Serbia përsëri do nis fushatën për tërheqje të njohjeve nëse Prishtina aplikon për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Ne me marrëveshjen e Uashingtonit jemi obliguar në moratorium për fushatën për çnjohje, por nëse Prishtina aplikon për anëtarësim, një kërkesë e tillë do thotë s marrëveshja nuk ekziston. Për ata është më mirë për ata nëse iu kthehen bisedimeve se të shkelet marrëveshja, pas të cilës do përballen me pasoja të rënda të tërheqjeve të njohjeve” tha Daçiq.