Rritja e çmimit të vajit, reagon PDK: Ky është krim dhe po ndodh me lejen e Qeverisë

Aktuale

Rritja e çmimit të vajit, reagon PDK: Ky është krim dhe po ndodh me lejen e Qeverisë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Ngritja e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë ka nxitur reagime në opinion.

Së fundi reagime të shumta ka ngjallur shtrenjtimi enorm i vajit ushqimor, ku nga 1.60 sa ka qenë ditëve të fundit sot është raportuar se çmimi ka shkuar deri në 3.50 euro.

E për një gjë të tillë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është krim dhe se kjo po ndodh me lejen e Qeverisë.

“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqua me situatën në teren. A ka inspektor ky vend që ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat