Për ngrtijen e çmimeve ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish, ai pyet se mos është edhe Kurti pjesë e këtij skenari?
Postimi në Facebook:
Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti
A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.
Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!
A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!
Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!