Profesori dr. Sadri Ramabaja ka reaguar për rritjen e çmimit të vajit në Kosovë.
Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, kjo është një luftë hibride ruse në Kosovë, që sipas tij është e koordinuar.
“Lufta hibride ruse në Kosovë është e koordinuar dhe ndërkohë në rritje.
Propaganda e përqëndruar në një pjesë të mirë të mediave dhe çmimi i orkestruar i vajit nga oligarkët (3.49 - ndoshta më i larti në Europë!), janë dy dëshmi bazë që do të duhej t'i shërbenin segmenteve të sigurisë e drejtësisë për fillimin e procedurave ligjore”, shkruan Ramabaja në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.