Shefi i Stafit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, e ka shoqëruar sot Kurtin në vizitën që i kanë bërë sot një fabrike të vajit në Gjilan.
Dalipi përmes Facebook-ut tha se fabrika e shet vajin 2.10 euro ndërkaq tregtarët 3.49 euro.
“Posa ishim ne vizite ne fabriken FLOIL ne Gjilan. Nje gazetare e pyeti pronarin e fabrikes sa e shet vajin. Ai u pergjigj “2.10”. Ne markete cmimi giithandej i njejte: 3.49 euro”, tha ai.
Tutje, Dalipi ka shkruar se nuk është koha që tregtarët me pakicë në kohë krize ndërkombëtare të synojnë super-profit në kurriz të qytetarëve.
“Nuk eshte koha qe ne nje krize nderkombetare, ne nje shtet te varfer qe sapo ka fillu me u cliru nga keqeverisja e ketij 20-vjecarit te fundit, tregtaret me pakice te synojne SUPER-PROFIT ne kurriz te qytetareve”, ka thënë Dalipi.